Nga Bujar Leskaj
Vdiq bashkëpunëtori, agjenti, informatori, rezidenti, gjysmë oficeri, rekrutuesi për llogari të Sigurimit të Shtetit përmbi 40-vjet, nga fillimet e viteve 50-të e deri më 1990.
Vdiq një “Dragua”, i cili për pak në vitin 1998 desh u bë edhe zëvendësministër i kulturës,
sipas librit “Mëkatarë” të Nafiz Bezhanit.
Vdiq spiuni i intelektualëve, shkrimtarëve, studiuesve shqiptarë e kosovarë!
Ndërkohë Rama, Lideri Global, “kampioni i lustracionit”, i cili përpara pesë viteve i lidhi “Dragoit” edhe pension të veçantë, dërgon kurora dhe ministra e drejtues të qeverisë të marrin pjesë në homazhet për të , të cilat i zhvillon në një institucion shtetëror! E më tej ministrja e Ramës e cilëson Dragoin personalitet të madh të Kulturës.
Përpara disa vitesh Dragoi është dekoruar dhe nga diktatori rus Putin ?!
O Tempora, O Mores!
Mjaft është mjaft!
Mjaft më me idhuj të rremë, me “personalitete” me moral të kalbur,vepra, studime e vlera të dyshimta dhe eksponentë të ish-Sigurimit!