Edhe Durrësi bën 40 lek çmimin e biletës së urbanit

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Durrësit do të jenë të radhës që do të përballen me rritje të çmimit të biletës për transportin urban.  Në mbledhjen e fundit, Këshilli bashkiak vendosi çmimin 40 lek për biletë. Por vendimi është i panjohur për shumë qytetarë, të cilët nga ana tjetër thonë se bileta e re do ti rëndojë në xhepat e varfër.

Shumë prej qytetarëve të Durrësit ende nuk e dinë se pas pak ditësh do të paguajnë 40 lek për të udhëtuar me autobusët urbanë nga 30 që është aktualisht. Bileta e shërbimit u rrit me 10 lek në mbledhjen e 11 marsit të Këshillit bashkiak, ku votat e PS-së e një pjesë të këshilltarëve të LSI miratuan propozimin e Bashkisë.

“Vendimi shumë i gabuar sepse popullata është pa punë”.

Rritja e biletës ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e operatorëve në qytetin bregdetar me argumentin se nuk mbulojnë dot kostot. Por propozimi i Bashkisë duket se nuk është konsultuar. Qytetarët veç mungesës së informacionit flasin edhe për kosto sociale që mund të shkaktojë rritja e çmimit për një shërbim publik.

“Pa punë janë, rriten çmimet”.

“Nuk e përballojmë ne, mezi po hamë bukë”.

Bashkia e Durrësit nga ana tjetër thotë se rritja e çmimit do të ketë efekte në përmirësimin e shërbimit dhe cilësisë në linjat e transportit urban në qytetin bregdetar.

 

Zjarr Tv Ad