Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ka bërë edhe një herë thirrje për “tërheqjen menjëherë të përpjekjes për të miratuar amnistinë fiskale”.
Deklarata e tij vjen një ditë pas shqetësimeve që ngriti përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“U tha qartë nga përfaqësuesit e FMN që mund të konsiderohet si një kartë për dalje nga burgu pra nga ndjekja penale për gjithë shmangësit e mëdhenj të taksave se përfshin një falje të konsiderueshme të evazionit. Synon dhënien e iminutetit efektiv nga ndjekja penale sa i takon burimit të fondeve që do amnistohehshin.
Jo vetëm kaq por dhe se ne nuk kemi ende në admninistratë tatimore moderne, të mirë informuar, e duhet një kornizë efektive ligjore për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.
Përvec këtyre shqetësimeve nga FMN kjo iniciativë e kryeministrit aktual do favorizonte qartësisht botën e krimit që të ardhurat e përfituara ndër vite nga aktiviteti kriminal të pushtojnë ekonominë vendase në mënyrë të ligjshme.
Do godiste biznesin e ndershëm, do kriminalizohej gjithë ekonomia duke ekspozuar vendin si destinacion që favorizon vepritmarinë e grupeve mafioze ndërkombëtare.
Do inkurajohej perceptimi se cdo veprimtari kriminale do amnistohej në të ardhmen”, tha Mea.