Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria ka dy elementë të rëndësishëm që do ta ndihmojnë në sektorin e energjisë elektrike, nafta e Shpiragut dhe Parku Fotovoltaik i Karavastasë, duke bërë që të paguhet çmimi më i ulët në rajon nga familjet dhe bizneset e vogla.
Teksa ka nisur ndërtimi i Parkut fotovoltaik të Karavastasë, që sipas qeverisë do të jetë parku më i madh i energjisë diellore në rajon, Rama tha se vetëm biznesi i madh relativisht do të paguajë taksa të larta, dhe se vendi do ketë pavarësi energjitike.
Rama: Gatishmëria për të vazhduar dhe pse në një situatë sfiduese se edhe projekti u kërcënua, dua të them dy fjalë duke pasur parasysh faktin se ndërkohë që çmimi i energjisë për Europën bëhet gjithnjë e më problem e projeksionet e rritjes akoma më të frikshme, Shqipëria mbetet i vetmi vend që nuk e ka prekur çmimin e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
Fermerët e Shkodrës në protestë për subvencionimin e naftës, 3 deputetë të PD-së i mbështesin: Drejtoria e Bujqësisë i ka mashtruar… Qeveria ka bërë të pamundurën për të lehtësuar këdo që ka nevojë për mbështetje, dua që askush të mos e harrojë dhe ka dy të dhëna shumë të rëndësishme për të kuptuar situatën ku ndodhemi, parku fotovoltaik dhe nafta e Shpiragut e çojnë vendin në nivel tjetër.
Natyrisht që qeveritë vlerësohen më lehtë për gjërat që ndodhin, dhe më vështirë për gjërat që ato nuk lejojnë të ndodhin. Taksat relativisht më të larta i paguan vetëm biznesi i madh në vend, të tjerët më të ulëtat në rajon. Edhe kur kemi vitin më të lagësht të mundshëm ne nuk i mbulojmë dot 100% nevojat. Nëse gjërat do të shkojnë deri në fund sic duket do jetë një frymarrje e jashtzakonshme për vendin tonë.