Edhe një shqiptar ndër 13 shpërndarësit e drogës, kërkonin taksë për ta sjellë në shtëpi

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia italiane në Torino ka shkatërruar një grup trafikantësh drogash që të shërbenin duke ta sjellë edhe në shtëpi, kundrejt një pagese shtesë që njihej si taksa e karburantit.

13 persona u paraburgosën me akuzën e shpërndarjes së madhe të drogës në Vallette. 5 përfunduan në burg, 2 në arrest shtëpie dhe 6 me detyrim paraqitje të përditshme në Policinë gjyqësore.

Ata shisnin me qindra doza kokainë, hashash dhe marihuanë me një fitim prej 20 mijë eurosh në muaj në të gjithë veriun e Torinos, në sheshin Nazario Sauro dhe madje bënin dhe dërgesa në shtëpi kur ua kërkonin, në të gjithë qytetin, duke shtuar “taksën e karburantit” mbi koston e drogës.

Arrestimet erdhën pas disa muajsh hetime nga karabinierët. Hetuesit i ndoqën, i përgjuan dhe i filmuan anëtarët e grupit që kishin mjaft aktivitet në trafikun e drogës.

Në këtë trafik ishin 13 italianë dhe një shqiptar, të moshave nga 25-50 vjeç, që përdornin gjuhë të koduar me blerësit për shitje librash, kasetash dhe shishesh vere.

Shpërndarësit e drogës rrinin në ballkonet e disa ndërtesave mjaft të njohura, prej nga sinjalizonin me dylbi për ardhjen e karabinierëve. Gjatë këtij operacioni i sekuestruan 6 kg drogë.

Zjarr Tv Ad