Edhe një vend islamik merr vendim për të ndaluar burkën

0
8

Presidenti i Tunizisë, Youssef Chahed, ka ndaluar tërësisht përdorimin e burkës. Burka është veshje arabe e cila detyron gruan që ta mbuloje tërë fytyrën, përveç syve. E kjo ndalesë është bërë në të gjitha vendet publike të shtetit.

Këto urdhra erdhën pasi tre sulmeve vetëvrasëse të cilat ndodhën në kryeqytetin Tunis, në një periudhë prej tre javësh, raporton BBC, transmeton Express.

Ndërsa disa grupe, kanë kërkuar nga qeveria që të sigurohen se kjo ndalesë është e përkohshme.

Burka është e veshur nga disa gra myslimane. Tunizia edhe më parë përkohësisht e kishte ndaluar burkën dhe nikabin në vendet publike, por ajo ndalesë ndodhi deri në vitin 2011, por u detyrua që të kthehej për shkak të sulmeve terroriste që kishin ndodhur.

Vendimi i qeverisë së Tunizisë u morr më 5 korrik të këtij viti.

Presidenti e arsyetoi ndalesën, duke thënë që sulmet terroriste kanë ndodhur nga persona të cilët në fakt ishin veshur të mbuluar plotësisht pa qenë gra, e që më pas shpërthyen bomba.