Edhe Olti Curri reagon ndaj Arbër Hajdarit: Edhe ti me njerëz të famshëm e nise atë bamirësinë…

0
241
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë spektaklit të së martës, Arbër Hajdari debatoi me ish-banorët e “Big Brother VIP”, Efin dhe Ronaldon duke u shprehur se po e shfrytëzojnë Luizin për famë.

Arbri: Ju po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është ‘e futura’ që i bëni shokut tuaj.

Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin. Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni.

Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti, as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet tuaja sociale.

Ndaj fjalëve të Arbrit ka reaguar edhe opinionisti Olti Curri.

“Ça ka Arbri me Instagramin e Efit, nëse e rrit falë komenteve ndaj personave të fortë në BBV dhe sa fiton nga postimet? Edhe Arbri karrierën (nëse bamirësia quhet e tillë) e ka filluar me njerëz të famshëm që çonin oriz dhe makarona tek njerëz të varfër. Pse atëherë nuk e nisi këtë fushatë me njerëz anonimë?”, shkruan Olti.

Burimi:alfapress

Zjarr Tv Ad