Edhe Patosi i ndalon Ramës hyrjen në qytet

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas banorëve të Roskovecit dhe ata të Patosit kanë protestuar sot kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Mësohet se banorët bllokuan sot në orën 13:00 aksin kryesor hyrës në qytet, duke deklaruar se kryeministri Rama është i padëshirueshëm për qytetin e tyre. Protestuesit e mbajtën për rreth një orë të bllokuar aksin hyrës, duke protestuar me thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”, “Poshtë komunistët”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”.

Zjarr Tv Ad