Edhe Princ Leka në krah të Ramushit/ ‘Familja Haradinaj, shembull frymëzimi për gjithë politikanët shqiptarë

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edhe trashëgimtari i fronit mbretëror, Princ Leka II reagon pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt dhe thirrjes së tij në Gjykatën e Hagës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Leka Zogu shpreh konsideratën e tij të thellë për familjen Haradinaj, ndërsa shton se, me përmasat e saj kombëtare, ajo është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët shqiptarë.

Si gjithnje trimeria dhe guximi ka qene dhe eshte tipari me dallues i Familjes Haradinaj dhe kur bashkohen me mençurine i japin asaj permasa kombetare, madje edhe me gjere, duke u bere shembull frymezimi per gjithe politikanet shqiptare kudo qe ata ndodhen.

Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjen e pergjegjesise per detyrimet qe ka çdo shqiptar per Atdheun dhe kombin e tij

 

Zjarr Tv Ad