Edhe pse 95 vjeç, Mbretëresha Elizabeth nuk e pranon çmimin për të moshuarit: Njeriu plaket kur ndihet i tillë

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbretëresha Elizabeth është monarkja më jetëgjatë dhe mbretëruese e Britanisë, por mos e quani të vjetër.

Mbretëresha 95-vjeçare ka refuzuar me mirësjellje çmimin për moshën e vjetër, duke thënë se nuk i plotëson “kriteret përkatëse”.

Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për botën e të moshuarve, i cili çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year”, “E moshuara e vitit”.

“Madhëria e saj beson se njeriu plaket kur ndihet i tillë”, tha një letër nga ndihmës sekretarja e saj private, Tom Laing-Baker.

Zjarr Tv Ad