Edhe pse dha dorëheqjen, Haradinaj: Unë nuk do të ndalem, Serbia kurrë më në Kosovë!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ramush Haradinaj, Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, ka bërë një zotim të fortë sot kundër politikanëve që i konsideron si “mbetje të Milosheviçit”, se ai nuk do të ndalet dhe dhe nuk do të lejojë që Serbia të ketë më punë në Kosovë.

Në mesazhin që ka hedhur sot në Fb, Haradinaj shkruan: “Mbetjet e Millosheviqit nuk po ndalen! As unë nuk do te ndalem që ta mbajë Serbinë jashtë Kosovës. Fuqizuam shtetin tonë me ushtri dhe përmes tarifave kemi mbrojtur tregun tonë. Kosova është shtet sovran në tërë territorin e saj dhe Serbia nuk do të ketë kurrë më punë këtu!”

Zjarr Tv Ad