Edhe pse dorëzoi firmat, Berisha nuk e ndalon “Foltoren, ja ku do të jetë nesër

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish kryeministri Sali Berisha vijon të zhvillojë Foltoren”, ku nesër do të jetë në Sarandë.

Berisha me një postim u bën thirrje demokratëve të Sarandës që të marrin pjesë në këtë takim, që do të mbahet në orën 17:00 në Hotel Mediterrane.

“Neser diten e Premte me daten 12 nentor ne ora 17:00 ne qytetin e Sarandes ne Hotel Mediterrane do mbahet “Foltorja: Per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Sarande te marrin pjese. Vetem te bashkuar fitojme!” shkruan Berisha në postimin e tij.

Kujtojmë që Berisha dje dorëzoi 4,200 firmat e mbledhura për thirrjen e Këshillit Kombëtar. Edhe pse i dorëzoi firmat, Berisha s’e ndal Foltoren.

Zjarr Tv Ad