“Edhe pse të dua nuk të heq dot nga mendja”, zbulohen mesazhe të gazetarit për të tjera kolege

0
150
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja e televizionit të njohur, e cila përndiqet nga i riu 26 vjecar, Sadik Sejdinaj gjithashtu gazetar, duket se nuk është e vetmja. Pas lajmit për ndalimin e tij në redaksinë e “BalkanWeb”, një tjetër gazetare që kërkon të mbetet anonim, ka denoncuar gjithashtu mesazhe të pafundta që i riu ia dërgonte përmes rrjeteve sociale.

Ashtu siç duket në fotot e siguruara nga “BalkanWeb” gazetari i ka shkruar disa herë vajzës, në kohë e vende të ndryshme. “Edhe pse të dua nuk të heq dot nga mendja” janë disa prej mesazheve që 26-vjecari shkruan përmes mesazhe në rrjetet sociale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Burime zyrtare nga policia thanë sot se gazetari Sadik Sejdinaj, akuzohet se në mënyrë të përsëritur kanoste me mesazhe në telefon vajzën me inicialet A.T. E reja e gjendur në këto kushte ka denoncuar 26-vjeçarin në polici, ku ka deklaruar se i riu e përndiqte.

Zjarr Tv Ad