Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti serb Aleskandar Vuçiç, gjatë vizitës së presidentit rus Vladimir Putin, ia ka dhuruar këtij të fundit një këlysh të qenit të Sharrit, i cili përndryshe është simbol i Kosovës, ku njihet edhe si Deltari Ilir, transmeton Zeri.info. Mirëpo, duket se qeni i Sharrit nuk ishte aq i lumtur me këtë, pasi shihej se nuk e kishte në qejf presidentin rus dhe është dashur ta tërheqin me litar për ta futur brenda ku po e priste Putin.Është dashur të intervenohet me ushqim qensh për ta joshur këlyshin, por edhe përkundër kësaj ai nuk shfaqte shenja të preferencës, siç ndodh zakonisht kur këto kafshë pëlqejnë dikë.