“Edhe shtëpitë të na marrin, po duam paratë”, banorët e Moravës në protestë: 2 milionë lekë për tokën, është qesharake! Ngrehu na thonë…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorë të Moravës në Berat po zhvillojnë protestë për kompensimin e tokave bujqësore. Në një intervistë për Fax News ata shprehen se nuk do ndalen derisa të marrin kompensim me çmimin e duhur për tokat bujqësore pasi sipas tyre ai i vënë nga Ministria e Mbrojtjes është qesharak.

Ata i kanë dërguar një shkresë të dytë Ministrisë së Mbrojtjes por ende nuk u është kthyer përgjigjie. Tokat do tu merren për rikonstruksionin e fushës së aviacionit.

Banorët: Kemi investuar mundin e gjithë jetës tonë. 2 milionë e 30 mijë lekë të vjetra kompensim është tallje për ne.

-Ne do protestojmë para Ministrisë, Ambasadës amerikane derisa toka të na vlerësohet me çmimin e tregut në këtë zonë. Me 2 milion dynym-in, është cmim qesharak.

-Nipërit dhe mbesat e mia ku t’i çoj? Jashtë shtetit? Moj të na marrin dhe shtëpitë, ama paratë i duam!

-Kam qenë emigrant në Greqi, shkule thotë, ku të vete me 2 milionë lekë të vjetra. Për serat nuk ka asnjë dëmshpërblim.

-Ngrehu na thonë, por unë nuk lëviz, jemi mbi 200 familje. Duam dhe përfaqësuesit e NATO-s të na vijnë këtu.

Zjarr Tv Ad