“Edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz”/ Rama i vendosur për taksën e naftës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur se taksa e naftës nuk lëviz edhe sikur në shesh të dalin 45 mijë veta.

Në një intervistë për emisionin ‘Kjo Javë’ Rama tha se qeveria është bërë mburojë për familjet shqiptare dhe biznesin e vogël.

“Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve nuk filloi me luftn, por si rezultat i një inflacioni pas pandemisë. Nuk mundet shteti të caktojë çmimet dhe qeveria as i ul dhe as i ngre. Energjia është një mall që sot për sot ne mund të ndërhyjm dhe e mbajmë me buxhet. Ky konsumator e ka faturën 42 lekë, çmimi real me ditët e fundit është 297 mijë lekë, 7 herë më shumë.

Ndërkohë në faturë nuk të vjen ky pasi qeveria paguan pjesën shtesë. 95 mijë bizneseve të vogla u kemi thënë nuk duam taksa, TVSH. Po nga do i marrim ne ato që na nevojiten se borxh nuk do të marrim. Unë u kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën pasi nuk ishte vendim i diskutuar mirë nga qeveria. Ata kishin të drejtë atje. Studentëve u kemi dëgjuar fjalën. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz taksa e naftës.”

Zjarr Tv Ad