Edhe SPAK me Prokuror të Përkohshëm? Manja ultimatum Ibrahimit të ngrihet brenda 2019-ës

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mund të ngrihet edhe duke komanduar dy Prokurorë të Përkohshëm në strukturë për të plotësuar numrin 10 që e parashikon Kushtetuta. Zgjidhja i është dhënë kreut të KLP-së nga kreu i Komisionit të Ligjeve, i cili i ka kërkuar që të shfrytëzojë  hapësirat ligjore dhe ta ngreje këtë strukture brenda këtij viti. Por edhe ky propozim ka hasur në debate në KLP, të cilat krijojnë ngërç në momentin kur mungon dhe gjykata Kushtetuese.

Procedurat e ngritjes së SPAK dhe Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion duhet të përfundojë  deri në fund të këtij viti.

Ultimatumi i ka ardhur kryetarit të KLP-së  nga kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja,  i cili i ka sugjeruar që të shfrytëzojë  hapësirat ligjore, për të plotësuar numrin e 10 prokurorëve, siç e ka përcaktuar Kushtetuta.

Manja: Personalisht ndaj mendimin që Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të duhet të respektojë në frymë dhe në gërmë Kushtetutën e vendit, nenin 148 dh, pika e dytë e Kushtetutës ku thotë se Prokuroria e Posaçme përbëhet nga të paktën 10 prokurorë. Por kuadri ligjor e ka zgjidhur këtë, mjafton që ju ti referoheni ligjit të statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Kjo deklaratë e Manjës u bë pas sqarimeve që bëri kreu i KLP-së në Komision, i cili tha se aktualisht të dyja shkallët e vlerësimit i kanë kaluar 8 prokurorë të zgjedhur për SPAK, ndërsa akuzoi organet e vettingut për vonesa në verifikim.

Ibrahimi: Shumë rrallë na ndodh që të kemi një kërkesë urgjencve nga organet e vettingut, të na thonë shiko se fakti që ju po e vononi vlerësimin e komponentit profesional të prokurorit X po bëhet pengesë për punën tonë, e kundërta është e vërtetë. Ne nuk po arrijmë të ecim me ato detyrat tona kryesore për shkak të prirjes së procesit të vettingut për të qenë i zgjatur.

Por propozimi për funksionimin e SPAK me 8 anëtarë ka sjellë debate dhe brenda KLP-së.

“Këshilli është i ndarë, një pjesë e këshilltarëve mendojnë a do të shkelet numri 10 që vendos Kushtetuta për fillimin e punës së SPAK apo do ta krijojmë dhe me 8. Sot në kushtet kur nuk është krijuar Gjykata Kushtetuese nuk kemi një organ ku mund të marrim mendim për këtë problem.”

Ibrahimi u pyet edhe për deklaratat e Kryeministrit për KÇK-në, të cilat i ka konsideruar deklarata politike.

Ibrahimi: Ky është një konstatim që vjen nga kryeministri në sallën e Kuvendit, si i tillë si një konstatim i përgjithshëm politik nuk mund të verë në lëvizje një procedurë të mirëfilltë disiplinore nga ana e këshillit.

Në proces është dhe zgjedhja e Kryeprokurorit të vendit. Por për këtë do të duhet të pritet vendimi i Gjykatës Administrative për Lulzim Alushaj, i cili u skualifikua më parë nga KLP.

Zjarr Tv Ad