“Edhe unë njeri jam”, Basha për përplasjen në selinë blu: Më erdhi një moment të dilja dhe të…

0
302
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha krahason përplasjen në selinë blu me mbështetësit e Sali Berishës, me gjuhën e ashpër që Berisha përdori pas 21 Janarit. Basha tha se Sali Berisha shkoi në seli si Tom Doshi, por ai zgjodhi të mos i përgjigjej me të njëjtën gjuhë të ashpër.

Basha: Më erdhi si Tom Doshi, por unë nuk u përgjigja si ai. Më erdhi një moment të dilja dhe të përdorja fjalorin e tij. Jo se nuk më erdhi, dhe unë njeri jam. Por ne na diferencon arsyeja, unë e mbajta veten. Pas asaj që bëri me një grup personash, ku përfshiheshin persona me precedentë penalë, do kisha dalë dhe s’do kisha lënë gjë pa thënë. Se isha unë përgjegjës për shëndetin e atyre të rinjve dhe të rejave që ishin aty.

Pyetje: Berisha veproi mirë apo keq në 21 Janar?

Basha: Gjuha që Berisha përdori, ishte i papranueshëm.

Zjarr Tv Ad