Edhe Zafir Berisha ftohet nga Specialja

0
2

Nga Gjykata Speciale është ftuar edhe ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha. Kjo është  konfirmuar nga vet Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë po shpresoj se është përpjekja e fundit për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta. Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një ‘raporti’ me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë”, ka shkruar Berisha.

Ai thotë se dikush tani po i korrë “frutat” e luftës speciale kundër vlerave të UÇK-së.

“Më në fund, dikush po i korrën “frutat” e luftës speciale 20 vjeçare kundër vlerave të UÇK-së dhe eksponentëve të saj. Për dy dekada është heshtur, përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare”, ka shkruar Berisha.