Deputeti demokrat Edi Paloka ka ironizuar deklaratën e Lulzim Bashës, pasi ky i fundit u shpreh se nuk kishte humbur asnjë garë gjatë jetës së tij.
Paloka thotë se fjalët e Bashës janë të vërteta, pasi sa herë që ka humbur Partia Demokratike, pasuria e kryedemokratit është shtuar. Ai shprehet se PD dhe demokratët nuk mund të mbeten pengje të Bashës, ndërsa shton se tashmë dihet rruga që duhet ndjekur.
Postimi i Edi Palokës:
Sinqeriteti i L.B
Dy here , me dy deklarata te tij se fundmi, L.B eshte treguar vertete i sinqerte !
Deklaroi se “nuk ka humbur asnjehere” !
Shume e vertete, ai nuk ka humbur asnjehere, perkundrazi pas cdo humbjeje te PD atij i jane shtuar pasurite . Ata qe kane humbur kane qene demokratet.
Tani deklaron se eshte gati te bej cdo gje qe ka ne dore por jo doreheqjen qe i kerkon grupi i tij. Kjo per arsyen e thjeshte se doreheqjen nuk e ka ne dore ai , po ata qe e mbajne peng !
Por as PD as demokratet nuk mund te mbeten peng i tij. Tani rruga per tu ndjekur dihet . Secili ben zgjedhjen e tij.