Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka caktuar nënkryetarin Edi Paloka, si drejtues politik të qarkut Durrës.
Në javët në vijim, pritet që Partia Demokratike, të bëjë publik edhe emrat e tjerë të personave, të cilët do të drejtojnë qarqet e tjerë politik.
Vlen të theksohet që; deri më tani, përveç Palokës, janë caktuar dhe drejtues politikë në Vlorë, Shkodër dhe Fier.
Përkatësisht:
Në Shkodër- Helidon Bushati
Në Vlorë- Bujar Leskaj
Në Fier- Enkelejd Alibeaj
Paloka, pritet të jetë në krye të listës në qarkun bregdetar, i cili ka një sërë problemesh. Në Durrës, vijon të mbetet ende e hapur çështja e blerjes së votave, nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili doli edhe në përgjimet e prokurorisë në dosjen “339”, çështje që ende nuk është hetuar.
One of affordable-papers.net the key applications for term papers available is to assist pupils.