Edi Paloka: Grupi i Alibeajt kërkoi eleminimin e primareve dhe strukturave

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se grupimi i deputetit, demokrat, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar eleminimin e procesit të primareve dhe strukturave në këtë forcë politike.

Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu, Paloka u shpreh se ata kërkuan edhe krijimin e një strukture jashtë strukturave ekzistuese dhe të kishin votë unanime.

“Nuk ka asnjë pikë qoftë edhe në statut që ne të na përplaste për primaret. Gjithë kohën, këmbëngulja ka qenë eleminimi i primareve. Aty kërkohet praktikisht eleminimi i gjithë strukturave që ishin ngritur, nga një vit sakrificash, vit jo i lehtë.

Theksohej se kërkohej një strukturë jashtë këtyre strukturave, të cilat të ishin me numër të barabartë dhe të merrte vendime me votë unanime. Pse duhet të kërkohet veto, një votë unanime në një moment që po hyn për të bashkëpunuar. Asnjë kusht nuk kemi vënë ne, përveç primareve.”, theksoi Paloka.

Partia Demokratike do të shkojë e përçarë në zgjedhjet e ardhshme vendore që do të zhvillohen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Edhe pse prej disa kohësh filluan bisedimet mes dy palëve për të dalë me kandidat të përbashkët, negociatat dështuan.

Përmes një njoftimi, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka deklaruar se pala tjetër ka vendosur si kusht gjatë bisedimeve, që të njihet “Statuti i 11 Dhjetorit”, çka sipas tyre, ka minuar bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet.

Zjarr Tv Ad