Edi Paloka komenton deklaratën e bujshme të Spartak Brahos: “Më vjen turp që kam qenë koleg me ta…”

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar deklaratën e Spartak Brahos lidhur me eleminimin e një demokrati në përplasjen e 8 janarit në selinë e PD-së.

Paloka tha se komenti i ish-deputetit socialist nuk duhej marrë parasysh, duke mos e kursyer ironinë.

“Më vjen turp që kam qenë koleg me ta. Doli foli Spartak Braho që e dinë të gjithë kush është dhe iu vu Garda Enkelejd Alibeaj. Po pse do shkoja unë të vrisja Enkelejdin? Apo Grida Dumën? Po e them edhe njëherë, më vjen turp që kam qenë koleg me ta,” tha në fjalën e tij Paloka për News24.

Zjarr Tv Ad