Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka kundërshtuar draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ai thotë se kjo është një lojë e turpshme, pasi propozimet e Ramës po shiten si kritere të opozitës, pasip sipas tij, Alibeaj po vepron njësoj si kryeministri, duke bërë sikur mbledh mendimet e deputetëve për kreun e ri të shtetit.
“Nga zarfet e grupit te PS tek “zarfet” e grupit Alibeu .
Propozimet e Rames shiten si kritere te “opozites” !
Loja e turpshme per te paraqitur Presidentin e Rames si President konsensual, zhvillohet perpara syve te publikut e ne menyren me te trashe. Rama ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te PS me zarf , Alibeu ben sikur mbledh mendimet e deputeteve te tij me e-mail. Ne finale, kandidati i Rames do dale nga goja e L.B, E.A …
Nuk e di ne se ata deputete (te zgjedhur me votat e demokrateve) qe vazhdojne ndjekin kete rruge, jane thjeshte viktima naive qe po perdoren apo jane me vullnet te plote ne kete loje ?! Pergjegjesia eshte e tyre”, shkruan Paloka.