Edi Paloka: Ne jemi demokratët e rrebeshit, sot është dita e parë e rithemelimit të PD

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka e ka hapur me fjalën e tij Kuvendin e PD, të thirrur nga Sali Berisha në “Air Albania”.

Paloka gjatë fjalës së tij, u shpreh se është i lumtur dhe se sot sipas tij, është dita e parë e rithemelimit të PD.

Ai teksa mbante fjalën nuk kurseu edhe akuzat ndaj PD, duke thënë se 4 apo 5 veta nuk mund të mbajnë PD, vetëm që të kenë një karrige në Kuvend.

“Mirëse keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Prania juaj sot këtu në një ditë si kjo. Edhe zoti ka dashur të shtojë simbolikën e tij, ne jemi demokratët e rrebesheve të tjerët të shkojnë tek shampanja. Kjo ditë do hyjë në historinë e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve. Jo se është mbledhur me dëshirën e delegatëve por as thjesht për numrin e pazakonshëm, por për faktin se pas 31 vitesh ne mblidhemi në përvjetorin e themelimit të PD, për ta ri-themeluar atë mbi idealet dhe parimet me të cilën e ngritëm dhe për ta vendosur në shinat e konservatorizmit.

Unë e kam konsideruar veten me fat që në dhjetor të 90’ u bëra pjesë e lëvizjes studentore, sot të gjithë do kemi të themi ne ishim aty ditën kur u ri-themeluar PD. Ky kuvend për herë të parë mblidhet me kërkesën e delegatëve të tij.

Zjarr Tv Ad