Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, thotë se Edi Rama më 25 prill është i humbur dhe asnjë makinacion nuk e shpëton nga kjo.
Ndryshimi i kodit zgjedhor pa konsesus, sipas Palokës është i pa pranueshëm, por kjo thotë ai po bëhet nga mazhoranca nën efektin e frikës dhe tmerrit që kanë nga largimi.
Sipas tij është e pa pranueshme që në një kohë kur loja ka filluar, të ndryshohen rregullat.
‘Praktikisht zgjedhjet janë shpallur, presidenti i Republikës ka shpallur zgjedhjet dhe që nga momenti që është shpallur dita, ne jemi në proces zgjedhor.Të tentosh të ndryshosh rregullat e lojës, kur loja ka filluar, vetëm një si Rama mund ta bëjë.’ – tha Paloka.
Paloka nuk i kursen ironitë për kryeministrin, kur thotë se ai që është angazhuar për të zgjidhur konfliktet mes shteteve të tjera, nuk respekton marrëveshjet e veta që garant kanë ndërkombëtarët.
Ndryshimi i rregullave nuk e shqetëson numrin 2 të demokratëve i cili thotë se asnjë instrument nuk e shpëton Ramën nga humbja.
‘Me lista të hapura, pa lista të hapura, me koalicione, pa koalicione, çdo formë që të tentojë të përdori ai është i humbur. E kanë zhytur në gropë dhe nuk del sikur të hidhet përpjetë.’ – shtoi ai.