Edi Paloka publikon mesazhin e demokratit: Këtej nga Durrësi po zëvendësojnë delegatët, në vendin tim futën berberin e lagjes

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Edi Paloka ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një delegat i Partisë Demokratike, ku sipas tij, në Durrës po zëvendësohen delegatët, madje personin që shkruante mesazhin e kishin zëvendësuar me berberin e lagjes. Sipas Palokës, kjo po bëhet për të mbushur sallën në Kuvendin e 18 Dhjetorit, pasi po bëhen delegatë jo vetëm ata që janë me Bahsën, por edhe ata që janë me Ramën.

“Kush tha qe i kane mbyllur dyert e selive…?! Dyert jane te hapura, po me sa duket jo per te zgjedhurit e demokrateve.

Sapo me erdhi nje mesazh prej nje drejtuesi grupseksioni nga zona ime ne Durres, firmetar dhe delegat ne Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ne fakt informacionet e tjera jane edhe me zi se kaq…se po bejne “delegate” per te mbushur sallen jo vetem ata qe jane me Bashen , pa asnje funksion ne PD, po dhe ata qe jane me Ramen…”, shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad