Edi Paloka: Rama e kupton se do të shkojë në shtëpi më 25 prill. Është koha për ndryshim!

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri dy i partësë Demokratike, Edi Paloka, ka deklaruar se kryeministri Rama është në panik, pasi sipas tij, e ka kuptuar se ka nisur fundi i qverisjes.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ku ka publikuar dhe një foto të kryeministrit, Paloka thotë se Partia Demokratike do të sjellë ndryshimin për Shqipërinë, shpresë të re dhe plane serioze në të gjitha fushat, ku sipas tij, qeverisja ka dështuar.

Rama është në panik sepse ai e kupton se ka nisur fundi i tij. Rama e kupton se ai do të shkojë në shtëpi në 25 prill. Ne do të sjellim ndryshimin për Shqipërinë: shpresë të re për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat ku Rama ka dështuar për 8 vite – ekonomi, shëndetësi, arsim, emigracion, infrastrukturë. Koha jote mbaroi, Rama! Është koha për ndryshim!’’shkruan Paloka.

Zjarr Tv Ad