Edi Paloka sulmon hapur Alibeajn: Voton sipas urdhrave të Ramës…

0
111
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se nuk është aty për të bërë pazare dhe se nuk mund të përfaqësojë ata demokratë me të cilët nuk e lidh asgjë.

Përmes një postimi në facebook Paloka shkruan se Alibeaj është përfaqësuesi i asaj PD-je që voton në parlament siç urdhëron kryeministri Rama.

Sipas Palokës provë për këtë është bashkëpunimi që Alibeaj ka me Ramën për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të bllokuar nismat e saj në parlament.

Postimi i Palokës: Alibeu paska dalë në podium për të sulmuar PD-së jo Ramën ! Ky që pranon të ulet e bashkëpunojë me Tao Ballën , deklaroi se as “nuk do ti përfaqësojë ata me të cilët nuk e lidh asgjë”, duke nënkuptuar deputetët e PD.

E me paturpësi pastaj shton se qenka kryetar i grupit të PD! Të kujt PD, të asaj që voton në Parlament siç urdhëron Rama e që ka përfunduar më keq se “kërpërata” ? Të atij grupi që bashkëpunon me Ramën në Parlament për ti mbyllur gojën opozitës e për të bllokuar nismat e saj ?

A mund të na thotë ky Alibeu si pjesë e Konferencës së Kryetarëve se si ka mundësi që Rezoluta për krimet e gjenocidit në Kosovë , në shkelje të çdo procedure, vazhdon të qëndrojë në sirtar ?

Po projektligji për lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon të mos e shoh dritën ? A e ka ngritur në Konferencën e kryetareve këtë çështje ky “bashkëluftëtari” i Tao Ballës në gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht që jo, sepse nuk e lënë Tao me Ramën. Prandaj dhe Rama ndjehet komod  dhe lëshon çfarë i vjen në gojë për opozitën, kur në sallë është vetëm Alibeu…

Prandaj shumë shpejtë në atë sallë do të duhet të flasin shqiptarët, demokratët e jo ata që kanë uzurpuar karriget e mandatet me votën e tyre e ca me shumë ata që janë aty me votë të vjedhur e manipuluar.

Zjarr Tv Ad