Edi Paloka tregon bisedën me Bashën: Më tha “s’jam i çmendur të futem në garë me Berishën”

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat Edi Paloka, i cili ditën e djeshme u shkakrua si kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka treguar bisedën që ka bërë me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se e kishte këshilluar Bashën që të votëbesohet dhe të mos e lërë Berishën të shkojë në Kuvend, por kryedemokrati kishte refuzuar kategorikisht, duke thënë se nuk është i çmendur që të futet në garë me ish-kryeministrin.

“Ia kam thënë në zyrë, zotëri ke një mënyrë dalje, votëbesimi. Mos e lejo Berishën të të vërë para. Futu në votëbesim, ke procedurën në dorë vetë dhe del faqebardhë para demokratëve. Ju thua kur bëra aktin mendova se bëra mirë. Më tha nuk jam i çmendur të futem në votëbesim me Berishën”, tregoi Paloka.

Zjarr Tv Ad