Edi Rama: Afganët që do të vijnë në Shqipëri, janë artistë, gazetarë, kineastë dhe yje filmash, si mund t’i lëmë në baltë…

0
770
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Afganët që do të vijnë në Shqipëri, nuk janë njerëz të thjeshtë. Kryeministri Rama shprehet se ka parë listën e grupit të parë me 2 mijë afganë që do të vijnë në Shqipëri, të cilët theksoi se janë artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix.

Duke parë listën që kemi marrë, emrat e njerëzve, profilet e tyre mund të shihja artistë, gazetarë, kineastë, yje filmash, apo fytyra që ndoshta i kemi njohur përmes netflix, filmave.

Si mund t’i lëmë këta njerëz në baltë?! Si mund t’ua mbyllim përgjithnjë dritaren e krijimtarinë dhe ëndrrave dhe shpresave. Duke iu thënë që në 5 vitet që vijnë do përpiqemi t’ju nxjerrim prej andej ndërkohe që për ta ka një litar të errët për të përgatitur për të varur ëndrrat, shpresat dhe ata vetë” tha ai.

Por sa afganë do të pranojë Shqipëri? Ndryshe nga intervistat e tjera për mediat spanjolle dhe italiane, Rama tha se numri i atyre që do të strehohen do të jetë rreth 4 mijë. “Për momentin po punojmë për listat që po na sjellin, mund të numërojmë 2 mijë të listuar dhe 2 mijë të tjerë që po punojmë për t’u përgatitur për t’i mirëpritur, do të ketë rreth 4 mijë” tha ai.

Gazetarja e pyeti Kryeministrin nëse është gati Shqipëria t’i pranojë në mënyrë të përhershme afganët? Edi Rama u shpreh se nëse afganët duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë përgjithmonë.

Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë” tha ai.

Zjarr Tv Ad