Gjatë prezantimit të Pandeli Majkos, i cili renditet i 19-ti në qarkun e Tiranës, Rama shkëmbeu dhe batuta me socialistët.
Kryeministri u shpreh s’e shpreson që socialistëve, të mos u mbetet hatri që përmend vetëm numrin e Pandit, teksa veçoi këtu Elisa Spiropalin.
“19 është një numër që unë e përmend se është numri i Pandit dhe objektivi ynë minimal në Tiranë. Jam i bindur që Pandi kur të jetë i 20 në zgjedhjet e tjera do flasë për teatrin e ri kombëtar njësoj si foli për stadiumin sot.
Këtë takim në kushte të pashtrënguara nga pandemia, pas 4 vitesh do e bëjmë te teatri i ri. Për këto arsye numri 19 është i veçantë. Besoj nuk i vjen askujt keq, dhe Elisës nuk i mbetet hatri që përmend vetëm numrin 19. Faleminderit Pandi se kur e thua ti është më bindëse për elektoratin gri”, tha Rama.
Për këtë Spiropali vetëm ka buzëqeshr, duke mos bërë asnjë reagim tjetër, teksa asaj gjatë prezantimit të kandidatëve, nuk i është dhën fjala