Edi Rama: Braçe është kudo që jam unë, mos ndërhyni mes meje dhe atij

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i qeverisë Edi Rama ka refuzuar të komentojë reagimin e deputetit Erion Braçe, i cili nëpërmjet një postimi që bëri në rrjetet sociale paralajmëroi edhe njëherë mazhorancën se nuk po e lënë të bëjnë punën dhe u shpreh se do të lërë punën si deputet.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se nuk është nevojshme që të ndërhyjnë mes tij dhe Erion Braçes pasi ky i fundit është i pranishëm kudo që është kreu i qeverisë.

“Po pse mendon se e ke arritur nivelin që të shërbesh si urë komunikimi mes meje dhe Erion Braçes. Ai vërtetë nuk është i pranishëm këtu, por është gjithmonë i pranishëm tek unë edhe kur nuk është i pranishëm. Kështu nuk është e nevojshme të ndërhyni mes meje dhe Erion Braçes”-tha Rama.

Zjarr Tv Ad