Edi Rama: Buka u rrit për shkak të taksës ruse, qeveria nuk vendos çmimet

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka folur për rritjen e çmimit të bukës dhe tha se në sistemin që është zgjedhur në Shqipëri, qeveria nuk vendos çmimet. Ai u shpreh ajo që ndodhi me rritjen e çmimit të bukës ka qenë fakti që rusët, të cilët janë furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë, kanë vendosur një taksë eksporti. Kjo ka sjellë menjëherë rritjen e çmimit. Rama shtoi se nuk ka asnjë provë që tregon se ulja e TVSH-së do të sjellë uljen e çmimit.

“Së pari unë mendoj që nga koha e Skënderbeut shqiptarët kurrë nuk kanë pasur problem bukën, kurrë. Të pasurit problem të bukës është fenomen vendesh që nuk kanë lidhje fare me Shqipërinë dhe historinë  e shqiptarëve. Së dyti ne kemi zgjedhur këtë sistem para 30 vitesh në këtë sistem nuk është qeveria që vendos çmimet. Këtu nuk vendos qeveria çmimet dhe çmimet rriten jo vetëm si rezultat i rritjes së tyre në burim. Se çfarë ka ndodhur me bukën?

Ka ndodhur që furnitori kryesor i grurit dhe miellit, në Europë janë rusët dhe rusët kanë vendosur një taksë eksporti. Vendosja e taksës ka rritur menjëherë çmimin dhe nuk ka asnjë provë shkencore që ulja e TVSH sjell uljen e çmimit. Nuk ka. Ne me imputet bujqësore ndërhymë në TVSH për të ulur çmimin. Pati një ulje momentale pastaj menjëherë çmimi u rrit. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ata që shesin nuk i ngrenë çmimet në pikën që nuk i shesin dot. Edhe tregu e bën kalkulimin e vet. Sa i përket konkretisht bukës ju duhet të dini që ne kemi prej kohësh një çmim preferencial për energjinë të mbrojtur që do të thotë që ne subvencionojmë furrat e bukës. Nga i gjen shteti këta para, që heq TVSH atje këtu e jepja këtu e atje… nga do t’i gjejë”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad