Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama, ka vizituar ujësjellësin e ri të Delvinës, ku sipas tij ky investim do t’i sigurojë qytetit 24-orë ujë. I shoqëruar nga kryebashkiakja Majlinda Qilimi dhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri, Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me të pranishmit në ujësjellës.
Arsenali i batutave të Kryeministrit, duket se e ka humbur cilësinë e dikurshme dhe është kthyer në një tallje të drejtpërdrejtë, të personave që i dalin përballë.
Teksa një punëtorë të shëndoshë, Rama tha me ironi që duhet të kenë kujdes nga, ai pasi do pijë gjithë ujin e Delvinës. Kjo shkaktoi të qeshura të personave të pranishëm, madje dhe të vetë personit që u tall me të.
Rama: Shumë bërtiste ai, ça ishte ai drejtuesi. Mos bërtit aq shumë. Po pse qesh?
Ky eshte i rrezikshem, do pijë gjithë ujin e Delvinës ky.