Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen djeshme, ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku përballë kishte edhe avokatin Adriatik Lapaj.
Në orën 23:00 në emision ra gongu, i cili simbolizon se emisioni duhet të mbyllet për disa minuta, pasi në programacion janë lajmet. Por Rama nuk ka pranuar, duke detyruar pronarin e Tv Klan, Aleksandër Frangaj, që të vazhdojë transmetimi “live” i emisionit, duke shtyrë edicionin e lajmeve.
Ai u shpreh se nëse Frangaj do t’i mbyllë gojën, atëherë mund të heqë dritat, por do të duhet ta mendojë mirë veprimin e tij.
“Thuaji Sandrit që “shyqyr që erdha në një emision ku po flas me dy njerëz për njerëzit”. Aleksandër nuk ka. Regjimi vendos që djali do flasë, do vazhdojë emisioni. Nëse Aleksandër Frangaj do të na mbyllë gojën, le të heqi dritat, por ta mendojë mirë”, u shpreh Kryeministri Rama.