Kryeministri Edi Rama ditën e mërkurë do të udhëtojë në Itali për një vizitë zyrtare.
Lajmin e ka bërë me dije Stefano Salmaso, përgjegjës i zyrës tregtare në Ambasadën Italiane në vendin tonë.
Ai ishte në Fier, ku tha se ambasadori italian nuk ndodhej aty, pasi ishte i angazhuar me takimin që do zhvillohet të mërkurën në Itali, ku Rama së bashku me ministra do të udhëtojnë për vizitë zyrtare në Itali, ku do të zhvillojë takim me kryeministrin italiab Mario Draghi.
“Ambasadori ju dërgon të falat e veta dhe urimet e tij, por fatkeqësisht nuk mund të ishte fizikisht vetë. Ambasadori po merret me përgatitjet për takimin e kryeministrit Rama që të mërkurën së bashku me disa ministra do të jetë në Romë, në takimin e nivelit të lartë kryeministror me kryeministrin Mario Draghi
. Vetë ambasadori do të jetë prezent aty si shenjë treguese, jo vetëm protokollare, që bashkëpunimi midis dy vendeve tona sa vjen dhe forcohet”, tha Salmaso.