Edi Rama dhe Ramush Haradinaj lënë pas mosmarrëveshjet, kryeministri e pret në Tiranë dhe e përqafon

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mosmarrëveshjet mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt duket se i përkasin të shkuarës, pasi mes tyre është arritur paqja. Kryeministri Edi Rama e paditi ish kryeministrin e Kosovës për “shpifje” dhe pretendonte se Haradinaj ka shpifurs për deklaratat e tij që i kishte dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve, por mesa duket gjithçka i përket të shkuarës.

Rama e ka pritur sot në Tiranë kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, teksa nuk ka ngurruar që edhe ta përqafojë për t’i uruar mirëseardhjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj thotë se ka biseduar me Ramën për projektin e hekurudhës Prishtinë-Durrës, si dhe për dhënien e dyshtetësisë mes vendeve.

“Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri e politikë të jashtme, ishin temat kryesore të takimit të sotëm me Kryeministrin Edi Rama.  Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë. Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, shkruan Haradinaj.

Zjarr Tv Ad