Edi Rama: Do hedh në gjyq gazetarin e Bild

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama duket se është shfazuar komplet pas publikimit të sotëm të Bild ku u kap në përgjime duke kontrolluar manipulimin e zgjdhjeve të vitit 2017 në Dibër.

“Kam vendosur ta çoj në gjykatat gjermane këtë gazetar dhe në atë vend të bekuar, ku drejtësia nuk bën lojëra me sekretet hetimore e ku dinjiteti i njerëzve dhe i shteteve respektohet si vlerë e pacënueshme, le të shohim kush është me të drejtën në këtë histori drejtësie të munguar!”, shkruan Rama për të tretën herë në Twitter.

Mesazhin e tij, Rama e ka perkthyer edhe ne anglisht:

 

I decided to sue this journalist to German courts and in that blessed country, where justice is not a game of investigation secrets and the dignity of people and states is respected as a value no one can undermine, let see who’s right and who’s wrong in this story of injustice!

Rama u kap në përgjime me një drejtor të Ministrisë së Brendshëm të quajtur Arben Keshi, i cili mesa duket ishte vendosur në zonën e Maqellarës në Dibër, për të blerë votat, çka konstatohet edhe nga biseda telefonike midis të tyve, ku ky i fundit i drejtohet Ramës me fjalët: ‘Po Shefi…’

 

Zjarr Tv Ad