Edi Rama e njofton vet: Dakordësuam projektligjin për rrogat, nis tani, ja tre kategoritë që do i marrin menjëherë! Paga e zjarrfikësve 800 mijë lekë

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar vetë nga Kryeministria projektligjin për rritjen e pagave. Ai ka dalë vetë krah ministres së Financave dhe është shprehur se Këshilli i Ministrave ka dhënë dakordësinë dhe ka sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë në 900 euro.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe për mua sesa t’ju them specialistëve më të ulët që punojnë në administratën qendrore, se paga e tyre do të shkojë nga 49,000 lek në 81,000 lekë. Apo t’ju them mësuesve në arsimin e mesëm së paga e tyre do shkojë mbi 1 milion lek, pra mbi 100 mijë lekë. Apo në arsimin bazë nga 74 mijë deri në 95 mijë, pastaj vjetërsitë e punës, kohëzgjatja, kualifikimet.

Është koha t’ju bëjmë një rritje të konsiderueshme pedagogëve, me 20%, duke ju dhënë diskrecion që ata të mund të shkojnë në 30% sepse janë autonom në administrimin e buxheteve të tyre.

Po kështu, është kënaqësi që t’ju them infermierëve që do kapin një bazë prej 87 mijë lekësh.

Kemi rritur ndjeshëm pagat për Forcat e Armatosura, do vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për gjithë sistemin e sigurisë, do vazhdojmë t’i rrisim. Kemi rritur pagat për zjarrfikësit, dhe siç e pata premtuar, pagën e zjarrfikësve do ta çojmë deri në 80 mijë lekë”, u shpreh Edi Rama.

Zjarr Tv Ad