Inxhinierja Luljeta Bozo, deklaroi për ABC s’e Elisa Spiropali, duhet të jetë me e vetëpërmbajtur, lidhur etiketimet që përdor për kreun e qeverisë Edi Rama. Ajo theksoi se duhet ruajtur mesi i artë, pasi ekzagjerimi nuk i bën mirë asnjë njeriu.
Bozo u shpreh se; është bërë shumë punë nga qeveria Socialiste, por shtoi se ka mes tyre edhe punë që nuk janë bërë mirë.
Elisa Spiropali thotë që Rama është Skëndërbeu. Ju çfarë këshille do i jepnit?
Unë do i thoja të ishte më e vetëpërmbajtur. Mesi është i artë. Nuk i bën mirë njeriu ekzagjerimi i tepërt. Punë janë bërë shumë dhe punët duken. Çdo punë lë një gjurmë. Unë nuk pajtohen me atë që nuk është bërë asgjë.
Unë ju kuptoj që jeni pozitive në shumicën e gjërave por a janë bërë mirë?
Ka edhe gjëra që nuk janë bërë mirë.