Edi Rama: Fati i drejtësisë në Shqipëri varet nga zgjedhjet e 25 Prillit…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, Kryeministri i vendit Edi Rama, ka prezantuar programin “Drejtësia që duam”.

Rama, gjatë fjalës së tij i konsideroi zgjedhjet e 25 prillit, si zgjedhjet të cilat lidhen me fatin e drejtësisë në Shqipëri.

Sot duke rreshtuar temat për të cilat dua t’ju flas në vigjilje të nisjes së kësaj fushate dhe përpara shpalosjes së vizionit ‘Shqipëria 2030’ zgjodha të parën kryefjalën, një temë themelore që më duket se ka kaluar në plan të dytë së fundmi në bisedat tuaja. Mbase do çuditeni, por kjo temë nuk është as shëndetësia, as arsimi, as infrastruktura, as bujqësia, as turizmi, as ekonomia. Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të parë. Jeni lodhur me padrejtësitë që vazhdojnë dhe me ndjenjën shkurajuese të pa ndëshkueshmërisë për ata që ju mendoni se nuk meritojnë vend tjetër, veç bankës së të akuzuarve. Për zullumet që kanë bërë dhe që bëjnë edhe sot e gjithë ditën, sidomos për ata që kanë kostum, kanë kravatë dhe flasin e veprojnë nga maja të ndryshme, prej ku duken sikur janë të paprekshëm pavarësisht atyre që kanë bërë dhe që bëjnë. Por kjo lodhje sado njerëzore, e kuptueshme, e mirë kuptueshme madje, është sot këshilltari më i keq në rrugën për të arritur drejtësinë që duam. Madje ajo është vetë armiku numër 1 i të nesërmes së sigurt të drejtësisë sepse pikërisht kjo lodhje, kjo pakënaqësi mund t’ju çojë në drejtimin më të gabuar të mundshëm në zgjedhjen tuaj më 25 prill” ka thënë Edi Rama.

Zjarr Tv Ad