Edi Rama: Fitorja e mandatit të tretë ishte e vështirë, do bëjmë të pamundurën për të katërtin…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, e ka cilësuar si më të vështirën fitoren e mandatin të tretë. Nga Asambleja e PS, Rama tha se do bëjnë të pamundurën për t’u rikonfirmuar sërish pas katër vitesh. Përpara socialistëve, ai tha se është detyra e tyre të fitojnë mandatin e katërt.

“PD u rikthye në qeveri me vota pasi ishte larguar nga një kryengritje popullore si faktorja më e madhe e humbjes së kursimeve të shqiptarëve. Një forcë politike pa disiplinë dhe orientim. U ngritën me vështirësi duke u përpjekur shumë duke u përpjekur shumë, për t’u kthyer në krye të vendit si një alternativë e re.

Nuk ia dolëm dot qenë provën e parë. humbën me një diferencë milimetrike. Ajo që duhet kujtuar që na ktheu më në fund pas plot tetë vjetësh ishte këmbëngulja e madhe për t’ja dalë, për tu forcuar dhe përmirësuar në cdo hap të një rruge.

Ngritëm një makineri elektorale të fuqishme, të ndërtojmë një skuadër përfaqësuese. Të krijojmë një frymë fituese me vizion dhe program pozitiv. Fituam mandatin e parë, u konfirmuan në të dytin dhe si askush më parë u rikonfirmuam këtë vit për të tretën herë. Kjo është fitorja më e vështirë që kemi arritur. Thjeshtë fakti që jemi ne të parët flet vet për vecorinë dhe vështirësinë. Por kjo është edhe fitorja jonë më e vështirë për tu merituar. Ndryshe nga sporti ku fitoret meritohen kur arrihen, në politikë fitoret meritohen vetëm pasi arrihen.

Fitorja në zgjedhje janë mundësia për të vazhduar beteja, për tu kthyer zgjedhësve kredinë e lartë të përfaqësimit. Edhe të kuptueshme herën e katër do ta kem i më të vështirë, por nuk e luan topi që detyra jonë ndaj gjithë atyre që na besuan që kemi nderin e jashtëzakonshëm të udhëheqim për të tretën herë është të bëjmë të pamundur që të rikonfirmohemi përsëri pas katër vjetësh,” deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad