Edi Rama flet në prani të Sorecës: Në këtë vend, sa të jem unë Kryeministër, nuk ka më dialog me Opozitën në anglisht, ne kemi gjuhën tonë shqipe

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, ka thënë në prani të ambasadorit Soreca, se sa të jetë ai Kryeministër, nuk do të ketë më dialog me opozitën në anglisht. Sipas tij, ambasadorët kanë përkthyesit e tyre.

Ta them dhe një herë në sy të ambasadorit. Në këtë vend, sa të jem unë kryeministër dialog mes qeverisë dhe opozitës në anglisht nuk do të bëhet më. Nuk kemi asnjë arsye që t’i vëmë në pozitë miqtë tanë, hajdeni këtu, futemi atje, mblidhemi këtu. Ne kemi gjuhën tonë shqipe, këta i kanë përkthyesat.

Janë të pazëvendësueshëm, dhe patjetër kanë një dije më të madhe se tonën të akumuluar në shekuj dhe mund të në e transmetojnë. Por dialogje më anglisht mes shqiptarësh… mund të ketë, por pa praninë time dhe të PS, për sa kohë që PS të drejtojë vendin dhe unë të jem kryeministër”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad