Edi Rama flet pas takimit me nënë Lizën: Banorëve që u prishen shtëpitë do dëmshpërblehen! Shteti do paguajë qiranë derisa të ndërtohet e reja

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me nënë Lizën dhe dy banore të tjera që po protestonin paraditen e sotme para Parlamentit, për prishjen e shtëpive të tyre. Ai ka thënë se ata do trajtohen njëlloj si banorët e prekur nga tërmeti, shteti do t’ju japë shtëpi të re.

“Për ata që janë me certifikata pronësie nuk kemi çfarë diskutojmë se ata janë me dokumente, të rregullta dhe ligjore. Zgjedhja është e qartë: Ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim. Që ata të marrin më shumë se ç’kanë si pronë duke qenë pronarë.

Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhje në rrugë,. Unë ja shpjegova të gjitha procedurat, se qysh në qershor kanë marrë njoftim. Shtëpia pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri ditën e marrjes së shtëpisë paguhet nga shteti bonus qiraje”, u shpreh ndër të tjera Edi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit:

Kemi pas një bisedë intensive dhe faktikisht unë kam sqaruar atë që ka qenë e vërtetë që ditën e parë, por që sigurisht këtu e vërteta i ka shumë të vështira rrugët, se ka pengesa të qëllimshme. Për të gjithë banorët, qoftë të 5 majit, qoftë të Unazës, të cilët janë të ndarë në dy kategori, do ketë një trajtim të dinjitetshëm, njerëzor dhe solidar. Njësoj si ata që humbën shtëpitë nga tërmeti.

Për ata që janë me certifikata pronësie nuk kemi çfarë diskutojmë se ata janë me dokumente, të rregullta dhe ligjore. Zgjedhja është e qartë: Ose dëmshpërblim financiar ose kompensim me këmbim. Që ata të marrin më shumë se ç’kanë si pronë duke qenë pronarë.

Për ata që janë pa letra fare përsëri qasja është solidare, nuk është hedhje në rrugë,. Unë ja shpjegova të gjitha procedurat, se qysh në qershor kanë marrë njoftim. Shtëpia pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri ditën e marrjes së shtëpisë paguhet nga shteti bonus qiraje.

Nëse gjeni në shtete të tjera një rast tjetër, shikoni Turqinë, hajde na e tregoni nëse ka diçka të ngjashme. Asnjëherë, në asnjë rast nuk jepet asnjë gjë pa kredi. Ne kemi ndjekur këtë politikë. Ka qenë e qartë qysh në qershor. Por kur futet politika në mes gjërat bëhen çorapë.

Do të ulen banorët, do t’i shikojnë letrat, do ti firmosin. Janë 51 familje që kanë firmosur, do t’i marrin dhe këto marrëveshje do regjistrohen në Kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve. Në momentin kur shtëpia është gati, do shkojnë do futen në shtëpi.

Kërkesa e duam shtëpinë siç e kemi, ku e kemi, nuk i bëjmë dot.

Zjarr Tv Ad