Edi Rama flet për integrimin: Rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa, por në fund mbetet e ardhmja jonë

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dje ka folur për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian si dhe pengesat drejt rrugës së integrimit. Rama në një intervistë për gazetën gjermane “Merkur” u shpreh se Bashkimi Europian nuk është më siç ishte në fillimet e themelimit. Kryeministri tha se Bashkimi Europian ndikohet fort nga kahet politike dhe kjo sipas tij bie në kundërshtim me vlerat dhe parimet e vet BE.

“Sot BE-ja nuk është më e njëjta si në kohën e themelimit të saj. Ajo është e fragmentarizuar, vuan pasojat e dinamikave të brendshme të shteteve dhe të interesave politike të papërputhshme me njëra-tjetrën. Unë besoj se që pas krizës së refugjatëve, BE-ja ndikohet fort nga kahet ekstreme të politikës. Vërtet që partitë e ekstremit të djathtë nuk janë në pushtet, por ato kanë ndikim të madh në politikat e qeverive të moderuara. Hera herës kjo bie në kundërshtim me vetë vlerat dhe parimet e BE-së”, tha Rama.

I pyetur se përse Shqipëria synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, kryeministri deklaroi se BE është një premtim paqeje. Rama tha se edhe pse rrugëtimi drejt BE ka pengesa prapë se prapë ngelet e ardhmja e kontinentit. Kreu i qeverisë tha se është e pakuptimti që BE të vendosë kufi me Shqipërinë. Sipas tij, nuk ka kuptim që rajoni të lëshohet nën ndikimin e të tjerëve.

“Nuk bëhet fjalë për gjendjen e bashkësisë në një çast konkret të historisë. Për ne Bashkimi Europian është një premtim paqeje. Këtë njerëzit në Perëndim mbase e kanë harruar, sepse falë Zotit nuk kanë parë luftë prej kohësh. Ama ne po. Ndoshta rrugëtimi i BE-së do të jetë me kthesa e pengesa edhe për ca kohë, por në fund BE-ja mbetet padyshim e ardhmja e kontinentit. BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor për hir të sigurisë së vet. Nuk ka kuptim që BE të ketë kufi të brendshëm me ne. Dhe nuk ka aspak kuptim që ta lëshojë rajonin tonën nën ndikimin e të tjerëve”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad