Edi Rama flet për pezullimin e mjekut në QSUT: Ka pasur denoncim edhe nga drejtori i spitalit…

0
1206
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lidhur me çështjen e pezullimit nga puna të mjekut, Edvin Prifti, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, pasi këtij të fundit i janë gjetur në banesë, një shumë e madhe parash, pas përgjimeve në Gjykatën e Krujës. Kreu i qeverisë, ka deklaruar se; për mjekun ka pasur një denoncim edhe nga drejtori i QSUT-së.

“Bashkë me gjykatësen, u arrestua edhe një mjek, që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë. Është një lajm shumë i mirë për sistemin, kjo do të rrisë besimin e njerëzve që të denoncojnë dhe faktikisht në rastin e mjekut ka pasur një denoncim të cilin e ka përcjellë drejtori i spitalit në sistem, të cilin tha shikojeni nuk jam unë që ta provoj por shikojeni është nuk është.

Kështu gjërat fillojnë dhe vijnë hap pas hapi, nuk ka formula magjike, asnjë mundësi që gjërat të bëhen në kohën e nevojshme dhe mbi të gjitha pa vetëdijen që nuk bëhet dot ajo që s’është bërë me vite e vite duke përsëritur të njëjtën gjë. Sa herë të përsërisësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të tjera”-  ka thënë Kryeministri Edi Rama.

Zjarr Tv Ad