Edi Rama futet në dhomën e vizitave, pacienti i ikën nga “duart” mjekut për të përshëndetur Kryeministrin

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin sot në qendrën shëndetësore në Belsh. Ata panë nga afër ambientet e qendrës shëndetësore, pas rindërtimit të godinës.

Pasi përshëndeti disa nga pacientët që ishin të shtruar në qendrën shëndetësore, Kryeministri bashkë me Ministren u futën edhe në dhomat e vizitave.

Në një moment, kur Kryeministri u fut në një prej dhomave të vizitave, ku një pacient po vizitohej, ky i fundit sapo pa Ramën i ka ikur doktorit nga “duart” për të përshëndetur kreun e qeverisë.

Në shenjë respketi pacienti i hoqi dhe kapelën, teksa Rama iu drejtua duke i thënë “mos luaj, mos luaj, vazhdo vizitën” dhe më pas u largua.

Zjarr Tv Ad