Edi Rama: Gjuha angleze e detyrueshme që në klasë të I/ Ja çfarë do ndodhë me shkollat…

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë prezantimit të programit të arsimit, Edi Rama ka deklaruar se proritet i PS-së, është rritja e pagave të mësuesve me 40%, si dhe gjuha angleze që do të mësohet që në klasë të parë.

Ai ka premtuar se do të çelin program të arteve dhe zejeve, duke theksuar se qendra e parë do të jetë në Tiranë dhe më pas do të ngrihen qendrat e tjera në Kukës, Shkodër Dibër.

Më tej, kryeministri theksoi se mandati i 3-të, do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave.

“Në planin tonë do rrisim pagat e mësuesve  me 40%.  Anglishtja do të mësohet që në klasë të parë. Hapim programin kombëtar të kodimit për fëmijët 12-18 vjeç. Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program kombëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart. Ne do të çelim programin 10 vjeçar të kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç në botën digjitale ku fëmijëve do u prezantohen themelet e saj. Do u jepen njohuri për ndërveprimet, detyrim që kemi ndaj fëmijëve për botën e iphonët dhe ipad. Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre para universitare.  Një model ndërkombëtar që është instaluar në Shqipëri me drejtues e trajnerë nga jashtë dhe brenda vendit. Deri në 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do licencohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave, ka thënë Kryeministri Rama.

 

Zjarr Tv Ad