Edi Rama: Gjyshja ime ishte shumë e lidhur me Italinë, keni qenë ëngjëj mbrojtës për shqiptarët…

0
159
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama, është vlerësuar me çmimin “rrënja e Puglia-s”, gjatë vizitës dy ditore që ai është duke zhvilluar në këtë rajon, në përkujtim të 30-vjetorit masiv të shqiptarëve drejt Italisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se; Italia ka qenë gjithmonë ëngjëll mbrojtës i Shqipërisë. Kreu i qeverisë solli në vëmendje disa shembuj, që nga koha kur shikonte televizionin Rai, fjalët e gjyshes, por edhe ndihmën që Italia dha nga fatkeqësia e 26 nëntorit të vitit 2019-të.

“Ne vinim nga tepër, tepër larg dhe ndryshimet në Shqipëri kanë qenë të pabesueshme, të jashtëzakonshme, por ajo që i bën të gjithë këta vjet të pabesueshëm është ndryshimi për shqiptarët që mbërritën me ato anije dhe që sot janë pjesë përbërëse e kësaj shoqërie. Janë gati gjysmë milioni dhe 50 mijë ata që kanë një ndërmarrje të vogël a të mesme, janë mijëra studentë dhe më në fund nuk shihen më si njerëz të dyshimtë. Për ne Italia ishte

Për ne Italia ishte një ëndërr. Unë kam pasur një gjyshe katolike, e cila më ka mësuar këtë gjuhë, e cila më thoshte shqipja është gjuha e të parëve të tu dhe italishtja është gjuha e të kaltërve. Gjyshja ime ishte shumë e lidhur me Italinë. Italia për ne ishte ekrani i vogël bardhezi i Rait. Në atë kohë nuk mund të kapnim Rain në Tiranë sepse ishin zhurmuesit. Ne ishim të lumtur kur shkonim te gjyshja me pushime jo vetëm për detin, por edhe për televizionin. Kur vinte mesdita iknim nga plazhi për të parë lajmet. Ishte njëlloj si të shihje kinema.

Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë. Qoftë atëherë kur është ngritur zëri pro Shqipërisë në Bruksel, qoftë kur ka dhënë ndihma. Edhe tërmeti ka qenë një çast mbrojtës nga ana e Italisë. Falë Luigit në radhë të parë që u përfshi në mënyrë personale, përtej gjithë asaj që mund ta quajmë solidaritet. Ai u përfshi sikur po digjej Napoli. Qe e pabesueshme. Nuk është retorikë kjo. Nuk është për të thënë gjëra që mund të na pëlqejnë, por është e vërteta.

Unë mendoj se po të bëjmë një simulim, ta heqim Italianë dhe gjithçka që ka bërë ajo për Shqipërinë këto 30 vjet, Shqipëria nuk do të ishte ajo që është. Do të ishte vënë në një pozicion më të brishtë se ky pozicion ku jemi sot, që sigurisht nuk është ende pozicioni që duhet të jetë në pikëpamjen e ekonomisë, drejtësisë dhe shëndetësisë e gjithçka tjetër por është shumë më ndryshe se vite më parë. Unë mendoj që kjo është vërteta”, kështu është shprehur Rama.

Zjarr Tv Ad